Gabimi protokollar, qeveria i kërkon falje Austrisë

Në ceremoninë zyrtare të pritjes së kancelarit austriak Sebastian Kurc, në vend të flamurit Austriak, u pa të valëvitej flamuri i Letonisë.

Marketing

Gabimi protokollar, u vërejt vetëm pas reagimit të delegacionit austriak. Për këtë gabim protokollar, Qeveria zyrtarisht i ka kërkuar falje Republikës së Austrisë.

“Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Republikës së Austrisë për lëshimin e paqëllimshëm protokollar gjatë vizitës së kancelarit Sebastian Kurc në Republikën e Maqedonisë. Lëshimi është bërë nga shërbimi për protokoll në Republikën e Maqedonisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Deri te ky gabim ka ardhur për shkak të ngjashmërisë së madhe në dimensionet dhe ngjyrat në flamujt e Austrisë dhe Letonisë”, thuhet në letrën e qeverisë.

Marketing