Gabimi qesharak i basketbollistit që i shënon skuadrës së tij

Në një moment të çuditshëm gjatë ndeshjes mes Toëson University dhe La Selle, Solomon Uyaelunmo i skuadrës së parë e bëri një gabim qesharak, duke i shënuar skuadrës së vet.

Marketing

La Salle i fituan dy pikë ekstra në këtë ndeshje kundër Towsonit të shtunën, kur i riu Solomon Uyaelunmo ia dhuroi kundërshtarëve dy pikë duke shënuar në koshin e skuadrës së tij, transmeton Gazeta Express.

Uyaelunmos iu pasua topi nga një bashkëlojtar i tij, mirëpo atij iu ngatërruan anët dhe u kthye drejt koshit të skuadrës së tij, në vend se të fillonte t’i driblonte kundërshtarët që i kishte përpara ose t’ia pasonte topin bashkëlojtarëve.

Lojtarët në bankën rezervë të Towson u ngritën në këmbë për ta paralajmëruar Uyaelnmos se ai i ishte drejtuar koshit të gabuar, por ishte shumë vonë pasi që Uyaelunmo tanimë e kishte përfunduar aksionin dhe ia dha epërsinë me rezultat 15-12 ekipit kundërshtarët pasi përfundoi çereku i parë.

Gabimi i Uyaelunmos i kushtoi skuadrës së Towsonit pasi që La Salle e siguroi fitoren e dytë të këtij sezoni, pasi triumfoi me rezultat 57-51. Towsoni tani i ka humbur tetë ndeshje dhe i ka fituar vetëm katër.

https://twitter.com/TheBasketown/status/1076659808999219201?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1076659808999219201&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Fgabimi-qesharak-i-basketbollit-qe-i-shenon-skuadres-se-tij-608727%2F

Marketing