Gabon United, Liverpool e City vazhdojnë me fitore

Xhiroja e gjashtë e Premierligës vazhdoi me fitore për Liverpool e Manchester City, por jo edhe për United.
Liverpool fitoi para tifozëve në “Anfield” me rezultatin 3:0. Golat për “The reds” u realizuan nga Hoedt (autogol), Joel Matip dhe Mohamed Salah.

Marketing

Në këtë ndeshje startues ishte edhe Xherdan Shaqiri, i cili qëlloi shtyllën nga gjuajtja e lirë, pas së cilës gjuajtje realizoi Salah. Me këtë fitore Liverpool mbanë pozitën e liderit në tabelë.

City në anën tjetër ka demoluar skuadrën e Cardiff duke e mposhtur me rezultatin 0:5.

Pas humbjes ndaj Lyon duket se të përzgjedhurit e Guardiolas liruan nervozën ndaj Cardiff.

Golat për “Citizens” i realizuan Aguero, Bernardo Silva, Gundogan e Mahrez (2x). Kjo fitore e mban Cityn vetëm dy pikë larg liderit Liverpool.

United në anën tjetër ka befasuar me barazimin ndaj Wolverhampton. Skuadra e Mourinhos duket se e ka të pamundur t’iu shmanget problemeve të paraqitura në fillim të sezonit.

“Djajtë e kuq” kaluan të parët në epërsi kur në minutën e 18’ ishte Fred që realizoi gol pas asistimit të Paul Pogba.

Të përzgjedhurit e Mourinhos nuk u treguan mjaftueshëm të mirë për ta ruajtur rezultatin dhe në minutën e 53’ ishte Joao Moutinho që barazoi shifrat. Me këtë barazim United grumbullon 10 pikë, 8 më pak se lideri i tabelës.

Xhiroja e gjashtë solli ndeshje tejet interesante me shumë gola.

Marketing