Ylli brazilian, Gabriel Jesus, ka përfunduar në radarin e skuadrës së Juventus.

Jesus është kthyer në prioritetin e ‘Zonjës së vjetër’ për dritaren e transferimeve të verës.
Sulmuesi i Manchester City mund t’i kushtojë Juventusit rreth 70 milionë euro.

‘Tuttosport’ shkruan se Juventus janë duke pritur që të qartësohet situata e Manchester City lidhur me dënimin e UEFA, para se të nisin ndonjë hap drejt Jesus.

Jesus ka pasur minuta në dispozicion nën urdhrat e Guardiola, por këto minuta nuk kanë qenë maksimalet, duke pasur parasysh se në konkurrencë ka Sergio Agueron.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të jetë i hapur për një aventurë të re, në Serie A.