Gafa e Siljanovskës në Negotinë

Ndoshta nga mosha, apo nga mungesa e koncentrimit, kandidatja e VMRO-së për presidente, Gordana Siljanovska mbrëmë ka bërë një gafë në Negotinë.

Marketing

Gjatë kohës së tubimit ajo kishte menduar se është në Kavadarc duke ju drejtuar mbështetësve me fjalë të nderuar qytetarë të Kavadarcit.

Pas reagimit të publikut, ajo me buzëqeshje ka kërkuar falje për gabimin e bërë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Por, reagimet në rrjetet sociale nuk ka ndaluar. Një pjesë e madhe e qytetarëve kanë bërë statuset me pyetjet: Të të pyes gjyshe, ku gjendet Negotina?