Gafa qesharake e FIFA 19, ja reagimi i Petr Cech

Një foto e Petr Cech në FIFA 19 është bërë virale.

Marketing

Portieri i Arsenal mban të veshur një helmetë sa herë që del në fushë, që frakturës që pësoi më 2006.

Por EA Sports mesa duket ka harruar t’ia heqë helmetën sa herë që është duke negociuar kontratën e tij në FIFA 19.

Sa herë që portieri shfaqet në krah të agjentit të tij, ai mban helmetën e njëjtë që vesh në ndeshjet e Premier League.

Dhe normalisht që kjo skenë nuk mund të humbej nga lojtarët e FIFA-s, të cilët kanë bërë namin në Twitter, aq shumë sa që kanë tërhequr edhe vëmendjen e Petr Cech.

Portieri i Arsenal reagon në Twitter: “Është e gabuar…unë do të kisha veshur një kollare.”

Petr Cech

@PetrCech

It’s wrong guys … I’d wear a tie 👔😂😂

Marketing