Gajser: Pas skandalit “Reket”, me siguri do të përfundon karriera politike e Zaevit

Gazetari i gazetës “La Verita”, Laris Gajser për Raido Kapodistrija ka analizuar ndodhitë lidhur me aferën “Reket”.. Ai potencoi se Presidenti Pendarovski dalëngadalë po distancohet nga kryeministri Zaev.

Gajser thotë se pas publikimit të audioincizimeve ka pritur që personat që dëgjoheshin do të kundërshtonin që bëhej fjalë për ta.

“Nuk kam fjetur nga frika se personat nga audioincizimet do të kundërshtonin se ata janë. Diçka që është shumë legjitime. Por, ata pranuan se bëhej fjalë për ta”, thotë Gajser.

Ai potencoi se ka zbuluar sistemin e korrupsionit politik dhe gjyqësor.

Gajser komenton se karriera politike e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev ka mbaruar. Sipas tij Zaev nuk ka kredibilitet ndërkombëtar dhe thotë se shumë shpejt do të ketë ndryshim të kryeministrit.