Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Shollën Fillore Speciale “Idnina” – Shkup, dedikuar për edukim të grupeve të ndjeshme të moshës shkollore dhe parashlollore.

“Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndër vite në mënyrë bujare e shpreh përgjegjësinë e saj shoqërore me shtrirjen e dorës për ata që kanë nevojë. Institucioni i vetëm nga fusha e veprimtarisë muze-galeri i cili ndër vite, përmes qasjes edukative targeton dhe animon fëmijë të grupeve të ndjeshme, me spektër të zhvilluar me paaftësi sinergjike me nxënës të kurrikulumit mësimor.

Këto projekte kulturologjike-sociale dhe inkluzive janë pjesë e Programit të Galerisë Kombëtare dhe në tërësi mbështeten nga Ministria e Kulturës. Gjithashtu, kemi nderi dhe kënaqësinë në periudhën e kaluar (2017-2019), pikërisht neve të na ndahet granti nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës dedikuar për edukim të grupeve të ndjeshme të moshës shkollore dhe parashkollore”, informojnë nga Galeria Kombëtare.

Drejtoresha e Galerisë Kombëtare Drita Starova Qerimi ka theksuar se ndër vite kanë realizuar bashkëpunim me sektorin joqeveritar, me disa shkolla të cilat kujdesen, edukojnë dhe arsimojnë fëmijë me pengesa në zhvillim.

“Nxënësit me Shkolla Speciale “Idnina” janë nxënës të rregullt në punëtoritë krijuese në organizim të institucionit tonë dhe se janë ndër artistët e rinj më krijues. Me nënshkrimin e memorandumit jemi të gatshëm të japim mbështetje të plotë, vazhdojmë me projekte të reja gjithnjë me qëllim, nxitje dhe zhvillim të kreativitetit si mjet për zhvillim intelektual psiko-fizik dhe përparim. Sivjet do ta mbështesim festën e tyre të patronatit dhe bashkërisht do t’i shënojmë datat e rëndësishme gjatë bitit”, tha Startova Qerimi.