Galeria kombëtare RMV/ 33 aplikacione në konkurset për artist të ri

Deri te Galeria kombëtare e Maqedonisë së Veriut në konkludim me Afatin e fundit 20 korrik, kanë arritur dhjetë aplikacione për konkursin për artist të pjekur dhe 23 për konkurs për artist të ri.
Siç kumtoi Galeria kombëtare, konkurset që janë shpallur para një muaji, shkaktuan interes të madh.
“Ky interes vërteton nevojën e madhe që pas një periudhe të gjatë, të kishte një thirrje profesionale, të hapur për të gjithë, me komision ndërkombëtar dhe profesional të fushës, me honorar dhe mjete financiare për realizimin dhe prodhimin e veprave, pasi kjo është një praktikë që tashmë për shumë kohë nuk aplikohet në skenën artistike të shtetit dhe gjithashtu një praktikë, e cila është përfaqësuese e vlerësimit, profesionalitetit dhe respekt që kemi ndaj kontributit dhe mundit të artistëve”, thekson Galeria.

Marketing

Komisioni ndërkombëtar i përbërë nga Mishko Shuvakoviq, dekan dhe profesor i studimeve të doktoraturës për art transdisiplinar dhe transmediatik në Fakultetin për media dhe komunikim në Universitetin “Singindum” në Beograd, Roman Uranjek, artist dhe anëtar i grupit IRWIN dhe Arta Agani Bunjaku, artiste figurative, dizajnere dhe drejtoreshë e Galerisë nacionale të Kosovës, do të ketë detyrë të vështirë në përzgjedhjen e një artisti të pjekur dhe dy artistëve të rinj, që do të jenë fitues të konkursit, me ç’rast do të kenë mundësinë t’i realizojnë projektet e tyre gjatë muajve nëntor dhe dhjetor në hapësirat e Qendrës Multimediatike Stacioni i Vogël.

Vendimi final i komisionit dhe elaborimi i tij do të shpallet publikisht nga ana e komisionit deri në 20 gusht.

“Në pajtim me projektet e ofruara presim përmbajtje interesante programuese si rezultat i konkurseve”, theksoi Galeria kombëtare e Maqedonisë së Veriut.

Marketing