Gallovej: Deputetët të punojnë për procesin e pajtimit

Ambasadorja e Britanisë së Madhe, Rejçel Gallovej theksoi se deputetët kanë përgjegjësi të punojnë për procesin e pajtimit. Gjatë nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me rastin e 25 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Britanisë dhe Maqedonisë, Rejçel tha se vendi i saj mbështet Maqedoninë në realizimin e objektivave strategjike, integrimin në NATO dhe BE.

Marketing

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ndërkaq falënderoi Britaninë për mbështetjen e deritanishme dhe tha se në memorandum theksi është vënë mbi disa aspekte të rëndësishme të funksionimit të Kuvendit si institucion i pavarur.

Marketing