Ganiu: Aksioni i dezinfektimit përfshiu 162 ndërtesa kolektive në territorin e Komunës së Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu njofton se aksioni i dezinfektimit ka përfshirë 162 ndërtesa kolektive në territorin e Komunës.

Marketing

Pasi mbaruam dezinfektimin e ndërtesave të lagjeve Çair i Vjetër dhe Fushë Topanë, sot këtë proces vital për shëndetin tonë po e realizojmë edhe në:
✅ndërtesat e rrugës Xhon Kenedi,
✅ndërtesat e lagjeve Seravë, Gazi Babë, Sahat Kullë, Dyqanxhik
✅ndërtesat kolektive në zonën e Bit Pazarit në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja“.

Me këtë rrumbullakësohet aksioni i ndërmarrë që përfshiu gjithsej 162 hyrje të ndërtesave kolektive në territorin e Komunës së Çairit.” – thotë Ganiu

Aksioni i dezinfektimit përfshiu 162 ndërtesa kolektive në territorin e Komunës së Çairit Pasi mbaruam dezinfektimin e…

Publiée par Visar Ganiu – Faqja zyrtare sur Vendredi 3 avril 2020