Ganiu ambienti ku jetojmë ka nevojë më shumë se kurrë më parë për angazhimin tonë

Sot në teritorin e Komunës Çair u organizua marshi ekologjik, kryetari i Komunës Çair në faqen zyrtare të tij shprehet: “Aksionit të sotëm të pastrimit masiv territorial, i cili po zhvillohet njëkohësisht në 10 komunat e Qytetit të Shkupit padyshim se iu bashkangjit edhe Komuna e Çairit, duke filluar marshin e saj ekologjik nga udhëkryqi që lidh rrugët “Brigada Maqedonase Kosovare“ me rrugën Xhon Kenedi.

Marketing

Nuk ka kënaqësi më të madhe se të fillosh ditën e punës në mesin e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, punjonësve të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” dhe Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe gjelbërimet”, kolegëve, administratorëve dhe shumë qytetarëve, me krahë të përveshura që të përkujdesemi për ngritjen e nivelit të përgjithshëm të pastërtisë së territorit ku jetojmë dhe kështu të kontribuojmë edhe në ngritjen e vetëdijes kolektive për peshën e ambientit të pastër jetësor. Ambienti ku jetojmë ka nevojë më shumë se kurrë më parë për angazhimin tonë.” – thotë Ganiu