Ganiu: Bashkë për komunikacion më të sigurt për fëmijët tanë

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me nxënësit e SH.F. Liria dhe Repartin për preventivë në kuadër të SPB – Shkup kanë inicuar fushatën për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion. Kreu i Çairit personalisht ka ndaluar automjetet në qarkullim për të biseduar me vozitësit rreth rëndësisë së vozitjes në bazë të rregullave dhe kujdesit ndaj pjesëmarrësve më të vegjël në komunikacion.

Marketing

Me këtë rast, ai u shpreh: “Duke pasur prioritet prindëror dhe institucional sigurinë e fëmijëve tanë në komunikacionin rrugor, vendosa që personalisht të dal në rrugë bashkë me nxënësit e Shkollës Fillore “Liria” dhe përfaqësuesit e Repartit për preventivë në kuadër të SPB – Shkup, për të ndaluar vozitësit e automjeteve dhe për ti përkujtuar për sigurinë e pjesëmarrësve më të vegjël në komunikacion.

Kjo punëtori e inicuar edukative që ka për qëllim edhe njoftimin e nxënësve me rolin e policisë rrugore dhe rregullat e komunikacionit, do të vazhdojë edhe nëpër shkollat tjera fillore të komunës sonë.”

Bashkë për komunikacion më të sigurtë për fëmijët tanë! Vozit me kujdes dhe sipas rregullave, mos rreziko ardhmërinë e fëmijëve.

Marketing