Ganiu çdoherë në mbështetje të kulturës

Nuk ka gjë më të mirë se sa bashkimi i mendimeve mes miqve të sinqerte! Si gjithmonë bashkë, edhe kësaj here kryetari i Ansamblit Ibe Palikuqi, Kenan Jahja, së bashku me drejtorin e festivalit Folk Fest, Vebi Amza, sot zhvilluan një takim me kryetarin e Komunës se Çairit, z. Visar Ganiun, ku patën mundësinë të diskutojnë rreth nevojave dhe realizueshmërisë së planeve që kanë këto dy shtylla kulturore.

Marketing

I falënderohemi nga zemra kryetarit Ganiu i cili po kryen një punë të palodhshme, dhe me shumë përkushtim po e kryen misionin e tij, si dhe një falënderim edhe më të madh për fjalët motivuese dhe transparencën e tij që asnjëherë nuk mungon. Faleminderit Visar që gjithmonë na jep shpresa për ardhmërinë tonë.

Këtij takim gjithashtu iu bashkëngjiten edhe Metush Axhami, Alena Amza dhe Blerina Halimi, anëtare të vjetër e besnik të Ibes si dhe njëkohësisht anëtare të këshillit organizativ të festivalit Folk Fest.

Marketing