Ganiu-Dedaj: Miqësi e re me shumë perspektivë profesionale

Me vizitën e tij Komunën e Çairit e nderoi sot Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Gjergj Dedaj, të cilin kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu e mirëpriti duke i uruar mbarësi në misionin e tij për të ruajtur frymën e bashkëpunimit institucional mes njësive të pushtetit lokal të të dy shteteve.

Marketing

Realizuan një takim shumë premtues pune për hapat e ardhshëm të një funksionimi që tejkalon konceptin e vjetëruar të kufinjve e që zgjeron horizontin e mundësive për të qenë në shërbim sa më efikas të qytetarëve tanë. Nga ky pikësynim, Ganiu dhe Dedaj shqyrtuan mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me komunat e Republikës së Kosovës, pasi shkëmbimi i përvojave profesionale dhe mekanizmave veprues do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve që përfaqësojmë.

Ambasadori Dedaj premtoi gatishmëri të plotë për të qenë personalisht urë lidhëse e marrëdhënieve të mira ndërkomunale që synojmë ti krijojmë dhe për këtë kreu i Çairit Ganiu e falënderoi përzemërsisht duke i dhuruar një dhuratë simbolike, emblemën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, për të shënuar kështu fillimin e një miqësie të re me shumë perspektivë profesionale.

Marketing