Ganiu dhe Muça, në mbikqyrje të krasitjes dimërore të degëve në Çair

Kryetari i Komuës së Çairit së bashku me drejtorin e NP “Parqet dhe gjelbërimet” Ardijan Muça kanë mbikqyrur nga afër procesin e krasitjes dimërore të degëve të drunjve dhe largimin e gjetheve të rëna në tokë në komunën e Çairit.
‘Në fokus përkujdesi për shëndetin e drunjve në Çair! Koha për krasitjen dimërore të degëve! Këtë javë pune me drejtorin e NP “Parqet dhe gjelbërimet” Ardijan Muça e filluam duke vëzhguar nga afër procesin e krasitjes dimërore të degëve të drunjve
, punë për të cilat që nga orët e para të mëngjesit po përkujdesen punëtorët e ndërmarrjes sipas planit të tyre operativ të veprimit të koordinuar me komunën.
Krasitja e degëve është e rëndësishme për realizimin e nivelit optimal të fotosintezës së drunjve pasi mundëson depërtim të mjaftueshëm të dritës diellorepër lulëzimin e tyre’-thotë Ganiu.
Marketing