Ganiu: Dridhjet e tërmetit të sotëm në Shqipëri, dridhën edhe zemrat tona

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu përmes një statusi në Facebook ka shkruar se dridhjet e tërmetit të sotëm në Shqipëri, dridhën edhe zemrat tona.

Marketing

Ai njofton se në ora 12:00 ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës

Dridhjet e tërmetit të sotëm në Shqipëri, dridhën edhe zemrat tona! Në këto momente të vështira për bashkëkombasit e mi, shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllime të sinqerta për familjarët e viktimave!

Me të gjitha kapacitetet që posedojmë edhe ne do të dalim në ndihmë për tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situate të vështirë. Në ora 12:00 kam thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit për të përcaktuar hapat konkrete të intervenimit sa më të shpejtë humanitar.

Marketing