Ganiu e Beshliq nënshkruan memorandum bashkëpunimi mes Çarshive të Vjetra të dy qyteteve

Visar Ganiu lidh marrëveshje me Qytetin e Mostarit për Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Mirëpritet nga kryeministri boshnjak dhe kreu i Qytetit të Mostarit

Marketing

Sot në qytetin e bukur të Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë në Panairin e Qershisë, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Kryetari i Qytetit të Mostarit Ljubo Beshliq nënshkruan memorandumin për bashkëpunim mes Çarshive të Vjetra të cilat janë thesari kulturor që zbukurojnë të dy qytetet.

Në fjalimin e tij, kreu i Çairit Ganiu falënderoi kreun e Qytetit të Mostarit për mikpritjen dhe mbi të gjitha potencoi: “Si dy shtete të Ballkanit, na bashkon mbi të gjitha misioni për ruajtjen e autenticitetit të Çarshive të Vjetra dhe padyshim nevoja për shkëmbimin e praktikave që aplikojmë për revitalizimin e qendrave tona kulturore dhe ruajtjen e zanateve të vjetra është e një rëndësie tepër të madhe.”

Panairin e shpalli të hapur Kryeministri i Bosnjës dhe Hercegovinës z. Deniz Cvizdiq, me të cilin delegacioni nga Komuna e Çairit bashkë vëzhguan punimet artizanale të panairit dhe të cilit kreu Ganiu i dhuroi një plaketë të nobelistes sonë- Nëna Terezë.