Ganiu emërohet anëtar i përjetshëm nderi në Lidhjen e Miqve të Bibliotekës Presidenciale Woodrow Wilson në SHBA

“Nga qyteti ynë mik Stauntoni, vendlindja e kryetarit të 28-të amerikan Woodrow Wilson pranova lajmin se jam emëruar anëtar i përjetshëm nderi në Lidhjen e Miqve të Bibliotekës Presidenciale Woodrow Wilson në SHBA.

Marketing

Befasi e këndshme, nder i madh për mua dhe Komunën e Çairit që vjen në shenjë mirënjohjeje menjëherë pas lartësimit dhe përjetësimit që me plot meritë i bëmë figurës së shquar të Presidentit Wilson, për kontributin e tij madhor historik në mbrojtje të të drejtave natyrale të ekzistencës së popujve tonë. Qoftë e përjetshme miqësia jonë me popullin amerikan!” – thotë Ganiu.