Ganiu: Fitorja e BDI-së fillon nga Çairi

BDI-ja hapi shtabin zgjedhor në Çair, me ç’rrastë kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu i cili vjen nga radhët e kësaj partie, theksoi se nga Çairi fillojnë fitoret e BDI-së. Ganiu u shpreh i bindur se edhe kësaj radhe do të jetë kështu, fitorja e BDI-së më 12 prill do të niset nga Çairi.

Marketing

“Si gjithmonë nga Çairi kanë filluar fitoret e BDI-së, nga këtu do të filloj edhe fitorja e radhës. Çairi si bastion i Ali Ahmetit do të vulos fitoren e ardhshme. Çairi ndahet në dy zona, 1 dhe 2, ky shtab do të jetë i përbashkët. Shtabi i jonë qendror është i organizuar edhe nga 5 kordinator regjional. Duam që bashkërisht dua që ti promovojmë të arriturat që i kemi vulosur si parti, tendenca e jonë është që të shkojmë në çdo cep, për të promovuar projektet tona”, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit dhe shef i shtabit zgjedhor të Komunës së Çairit.

Marketing