Ganiu: Gjithmonë në mbështetje të nxënësve dhe studentëve!

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot morri pjesë në manifestimin e ndarjes së bursave për vitin akademik 2019/2020 , nga Fondacioni “Albiz”.
Gjithmonë në mbështetje të nxënësve dhe studentëve!Përfundojmë aktivitetin sot, duke dëshmuar se jemi gjithmonë në përkrahje të të rinjëve, të atyre që meritojnë tërë kujdesin dhe mundësinë e realizimit të objektivave të tyre shkencore e profesionale.Me plot konsideratë, përshëndes atë të cilën, po e bën tash e sa kohë Fondacioni “Albiz”, duke mbështetur student e nxënës përmes programit të ndarjes së bursave sociale dhe ato të meritës.
Të njejtën po e bëjmë edhe ne nga ana tjetër si institucion. Sepse investimi në arsim dhe shkencë është investimi më i vyer dhe më i dobishmi, i cili garanton shoqëri të suksesshme, rini të shëndoshë dhe të ardhme të ndritur.
Duke uruar të gjithë fituesit e bursave, njëherit uroj që iniciativa dhe projekte të tilla të realizohen gjithmonë, sepse vetëm duke shtrënguar dorën e ndihmës dhe të solidarizimit, motivimit dhe stimulimit në mes të njëri tjetrit bashkë mund të përqafojmë vlera- thotë Ganiu.

Marketing

Marketing