Ganiu inspektoi nga afër punimet për asfaltimin e rrugëve në Çair

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sot realizoi inspektim të drejtpërdrejt të punimeve për asfaltimin e tërësishëm të rr. “Dobri Daskallov” si njëra nga rrugët më të frekuentuara me gjatësi prej 300 m (dy korsi me gjerësi prej 3.25 m ose gjerësi të përgjithshme prej 6.5m) si dhe trotuar me gjatësi prej 400 m dhe gjerësi prej 2m. Poashtu, kreu i Çairit realizoi edhe inspektim të asfaltimit të rrugëve në lagjen Topaana.

Marketing

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në territorin e Komunës së Çairit me realizim të procesit të asfaltimit, rregullimit të trotuareve, krijimit të korsive për biçikleta dhe vendosje të sinjalizimit horizontal dhe vertikal është prioriteti parësor për ngritjen e nivelit të sigurisë së qytetarëve.

Marketing