Ganiu inspekton nga afër punimet rreth asfaltimit të rrugës “Llazar Trpovski”

Kryetari i komunës së Çairit sot bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov kanë inspektuar nga afër punimet rreth asfaltimit të Rrugës “Llazar Trpovski”. Ganiu madje theksoi se në fokus mbetet përmirësimi i infrastrukturës rrugore.

Marketing

Rruga e radhës që po asfaltohet: “Llazar Trpovski”
Sipërfaqja: 2 400 m2
Afati i realizimit: 20 ditë

Bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe drejtorin e NP “Rrugët dhe Rrugicat” Senad Smailoviq inspektuam nga afër punimet e fazës së parë për asfaltimin e tërësishëm të rrugës kryesore “Llazar Trpovski”, nga rrethrrotullimi në rrugën Bridaga e Dytë Maqedonase deri në udhëkryqin e rr. Petar Içko. Rekonstruimi i kësaj rruge përfshin edhe ndërtimin e rrethrrotullimit të parë në këtë udhëkryq. Pas përfundimit të fazës së parë, do të vazhdohet me asfaltimin edhe të rrugës “Ferid Murad” deri në kufirin e saj me rr. “Xhon Kenedi”.

Përveç asfaltimit të rrugëve sekondare që intenzivisht po e realizojmë, jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe me Qytetin e Shkupit që të bëhet asfaltimi i rrugëve kryesore. Mbetemi të fokusuar për të intensifikuar punimet në suaza të qëllimit të përbashkët për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Marketing