Ganiu: Le të jetë e plotë jeta sociale e fëmijëve tanë

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu vazhdon me realizimin e projekteve në fusha të ndryshme. Kësaj radhe kryetari Ganiu është angazhuar për jetën sociale të fëmijëve.

Marketing

Ai përmes imazheve të publikuara në rrjetin social facebook njoftoi për vendosjen e lojërave për fëmijë në lagjen Fushë Tophanë ndërsa informon se ky aktivitet do të vazhdoj edhe në lagjet tjera të komunës së Çairit.

“Ju sjellim pamje nga vendosja e lojërave për fëmijë në lagjen Fushë Tophanë, rruga “Metodija Mitevski”.🎡🎠

Le të jetë e plotë jeta sociale e fëmijëve tanë, ditët e tyre plot argëtim dhe e pasuruar fëmijëria e tyre në Çair.👫👭

Nesër vazhdojmë më tutje në lokacionin e radhës …”, ka shkruar Ganiu në facebook.

Marketing