Ganiu mban premtimin: Projekti për ndërtimin e çerdhes së re për fëmijë dorëzohet për miratim (Foto)

Ashtu edhe siç pata premtuar një vit më parë dhe me këtë duke i marrë parasysh edhe kërkesat e shumta nga ana e qytetarëve për ndërtimin e një çerdhe të re për fëmijë, dëshiroj të ju informoj se projekti ideor i Komunës së Çairit për ndërtimin e çerdhes së re ka përfunduar ndërsa projekti themelor është dorëzuar për miratim në Ministrinë për punë dhe politike sociale, ka njoftuar në facebook kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.

Marketing

Në bazë të projektit ideor, që u hartua brenda 4 muajve, hapësira e përgjithshme e çerdhes parashihet të jetë përafërsisht rreth 3604,00 m2 për gjithsej 280 fëmijë, dhe 27 të punësuar dhe hapësirë parkingu për 24 automjete.

Çerdhja, siç e kemi bërë të ditur, do të ndërtohet sipas gjitha standardeve bashkëkohore tek hapësira e vjetër e çerdhes për fëmijë “Bambi”.