Ganiu ndan 26 vendime pune për mësimdhënës

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka ndarë 26 vendime pune për mësuesit e shkollave fillore që gravitojnë në Komunën e Çairit.

Marketing

Ndjehem shumë i lumtur dhe njëkohësisht shumë i respektuar, për mundësinë që e kam sot të ndaj vendimet e punësimit. Atyre që i përkulemi tanë jetës, profesionit më të çmuar të njerëzimit, mësuesve tanë.Ndjej poashtu, edhe obligim ndaj fëmijëve, që para tyre të sjell persona të dashur dhe me shumë përkushtim për punën. Sa herë duke u nisur nga motoja “Një mësues i mirë është si një qiri: Ai konsumon veteveten për t’ua ndriçuar rrugën të tjerëve” deklaroi Ganiu

Ai ka uruar të gjithë mësuesit që t’i gëzojnë këto vende pune me plotë shëndet dhe me shumë përkushtim.” – thotë Ganiu

Marketing