Ganiu ndan mirënjohje për organizatorët e Turneut tradicional kushtuar dëshmorëve

Sot në ambientet e Komunës Çair, kryetari Ganiu ka pritur organizatorët e Turneut tradicional memorial “Teli, Arbeni, Ademi, Abazi, Pajtimi, Ndriçimi, Hajredini”. Ky turne ka 16 vite që po organizohet duke ruajtur mirë kujtimin për dëshmorët e kombit tone.

Marketing

“Gjatë ditës së sotme isha nikoqir i organizatorëve e Turneut tradicional memorial 2021 “Teli, Arbeni, Ademi, Abazi, Pajtimi, Ndriçimi, Hajredini”, shkruan Ganiu në Facebook.

“Ata i përgëzova për mbajtjen e këtij Turneu që realizohet me sukses tani 16 vite me radhë, por edhe që në këtë mënyrë po ruajnë të freskët kujtimin për dëshmorët e kombit”, është shprehur kryetari Komunës Çair.

Njëkohësisht, në shenjë falënderimi organizatorëve u ndava edhe mirënjohje dhe i inkurajova për punën që bëjnë dhe të vazhdojnë traditën e organizimit të turneut, por edhe kultivimin e vlerave të sportit.

Marketing