Ganiu: Nder dhe kënaqësi të promovojmë mjeshtërinë artizanale të Ballkanit

“Nder dhe kënaqësi për Komunën e Çairit të organizojë edicionin e sivjetëm të promovimit të mjeshtërisë artizanale – Bazarin ballkanit të punimeve të dorës dhe zejeve të vjetra, të cilin bashkë me kryetarin e këshillit komunal z. Zahir Bekteshi e shpallëm zyrtarisht të hapur në Sheshin Skenderbeu.

Më gëzon fakti se organizimi i kësaj ngjarjeje kulturore bëri bashkë popujt e Ballkanit në Shkup për të shprehur respektin ndaj traditës si thelb i ekzistencës sonë dhe ndaj punimeve artizanale që janë pasqyra e shpirtit të pastër të një populli. Padyshim se çelësi i përparimit qëndron në bashkëjetesën paqësore përmes ngritjes së vlerave kulturore në piadestalet më të larta të jetës sonë shoqërore.” – shprehet Ganiu.

evn