Ganiu nderon mësimdhënësit e dalluar me rastin e 7 marsit

Fjalimi i kryetarit të komunës së Çairit Visar Ganiu me rastin e 7 Marsit-Ditës së mësuesit.

Marketing

Kam kënaqësinë që edhe këtë vit festojmë festën e 7 marsit. Duke respektuar mundin tuaj ne respektojmë vetveten. Nuk besoj që kjo ditë është aq emocionale sa që festohet te populli jonë, që festohet edhe te popujt tjerë.

Arsyen çdonjëri e kemi shumë të qartë. Ju të nderuar mësues dhe mësuese, ju ishit frymëzimi i shumë gjeneratave, Ju na mësuat shkronjat e para, Ju na mësuat drejtshkrim, Ju na mësuat që ta përdorim gjuhën amtare. Ju mund të them lirisht që asnjëherë nuk mund të paguhet mundi juaj në aspekt material. Por jam i bindur që Ju fituat pasurin më të madhe, pasurin të cilin ja dhuruat kombit tonë, ajo është që sot ne kemi mjek, profesor, kryetar komunash, kemi profile të ndryshme në jetën shoqërore që populli jonë është i barabartë me popujt tjetër.

Andaj në këtë ditë madhështore unë vetëm kisha dëshirë që misioni juaj nuk mund të ndalet, por çdoherë të jetë në funksion për të mirën e shoqërisë, për të mirën e popullit tonë. Ju ishit ata të cilët përjetuat nënçmime në periudha të ndryshme, përjetuat përndjekje jo vetëm ju por edhe familjet e juaja në atë presion. Ju në momente të caktuar për shkak të ligjit e kanunit duheshte të jeni të nënçmuar, por misioni juaj në asnjë moment nuk u zbeh por ai edhe më tepër u forcua dhe atë mision e kemi për detyrë të gjithë gjeneratat e reja ta mbartim.

Ju dëshiroj të gjithëve të keni shëndet, lumturi dhe arsimi të jetë shtylla më kryesore e kombit

Arsimtarët e dalluar janë këta:
Arjeta Hoxha Ajeti, Anife Bajrami, Shermin Kain, Sadije Beqa, Semie Islami, Elita demiri
Elmije Shahini, Ilmije Hoxha, Hatixhe Nika, Menduh Fuga, Xhelal Rustemi dhe Ibush Murtezani