Ganiu në Festivalin “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë

Festivali tradicional “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë” i organizuar nën përkujdesin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” për të 11-tën herë me radhë dhuroi spektakël të shkëlqyeshëm artistik dhe prezantoi me dinjitet potencialin kulturor që posedojmë.

Marketing

Thesarin tonë kulturor e shfaqën me mjeshtëri ansamblet e vendit tonë: Ibe Palikuqi, Emin Duraku, Shqiponjat, Studio Folklor, ndërsa nga Kosova: Shamikuqja – Ferizaj dhe Qemajl Azizi – Viti. Duke e parë paraqitjen e tyre profesionale padyshim se duhet të reflektojmë mbi përkrahjen që meritojnë pasi ardhmëria e një kombi mvaret nga investimi i tij në kulturë.

Uroj festivalet e këtyre që ruajnë identitetin tonë kulturor të kenë jetëgjatësi të përhershme për të mbajtur të pashuar flakën e kulturës.

Marketing