Ganiu në mbikqyrje të punimeve në ‘Rrugën e Plastikave’

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot bashkë me shefin e sektorit të urbanizmit, dhe bashkëpunëtorë tjerë, vëzhguan prej së afërmi punimet të cilat po zhvillohen në rrugën e Plastikave. Poashtu, Ganiu informoi pronarët e dyqaneve të cilat gravitojnë në këtë pjesë dhe realizojnë aktivietete tregtare në lidhje me kohën, zhvillimin dhe mënyrën e realizimit të punimeve. Kështu duke menjanuar çdo hapësirë keq-informimi.

Marketing

‘Së shpejti fillon, ndërtimi i trotuareve për të vijuar pastaj me punimet tjera që përfshinë në tërësi projekti i dedikuar rrugës së Plastikave. Ngelemi të përkushtuar që çdo projekt i cili ka filluar të rrumbullaksohet në kohën dhe mënyrën e duhur.” – thotë Ganiu

Bashkë me shefin e sektorit të urbanizmit, dhe bashkëpunëtorë tjerë, vëzhguam prej së afërmi punimet të cilat po…

Publiée par Visar Ganiu – Faqja zyrtare sur Mardi 25 février 2020