Ganiu në vetizolim, apelon për respektim të masave për mbrojtje nga koronavirusi

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu  informon se nga sot është në vetizolim për shkak të kontaktit me personin i cili ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.
Ai edhe njëher apelon deri te qytetarët që të respektojnë masat nga institucionet shëndetësore për mbrojtje nga virusi Covid-19.

Marketing

Njoftimi i kryetarit të komunës së Çairit Visar Ganiu

Të nderuar qytetarë,
Gjej mundësinë përmes kësaj forme të komunikimit me ju, të ju informoj dhe të ndaj me ju shqetësimin për mënyrën se si po zhvillohet situata me virusin korona. Njëkohësisht dua të ju bëj me dije se këtyre ditëve kam pasur kontakt me person i cili ka rezultuar POZITIV ndaj testimit për COVID-19, prandaj që nga ky moment do të qëndroj në VETËIZOLIM dhe do të veproj sipas protokoleve të institucioneve përkatëse shëndetësore.

Të dashur qytetarë, edhe njëherë gjej rastin të ju bëj APEL për kujdes, përmbajtje ndaj masave të parapara dhe trajtim me seriozitet të kësaj tematike dhe sfide sepse gjendja nuk duket aspak e mirë dhe gjithmonë mund të përshkallëzohet për më keq!

Visar Ganiu,
Kryetar i Komunës së Çairit