Ganiu nuk ka të ndalur, ky është projekti i radhës

Festën e Ditës së Flamurit, e shënojmë me punë- gurthemel për objekt administrativ në stadiumin e klubit FC SHKUPI

Marketing

Ku ka më bukur se festës së madhe kombëtare Ditës së Flamurit t’ia shtojmë gëzimin me punë dhe projekte konkrete.

Pikërisht sot në mesin e miqve, bashkëpartiakëve, kabinetit qeveritarë dhe kryetarit Ali Ahmeti, vendosëm gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri i cili do të shërbejë për nevojat administrative të klubit FC “Shkupi”.

Dalëngadalë kompleksi që përfshinë stadiumi bashkë me tribunën e re, terrenin e fushës dhe së fundmi edhe me këtë objekt ndihmës po merr pamjen e duhur të një stadiumi modern dhe me standard.

Urime festën, e na priftë e mbara në projekte e punë që kemi filluar bashkë!, ka shkruar në rrjetin social facebook kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.

Në vendosjen e gurthemelit të ndërtesës së re administrative të K.F. Shkupi në stadiumin e klubit të futbollit Shkupi morën pjesë edhe nënkryetari i BDI Izet Mexhiti, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi, ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani dhe shumë dashamirë tjerë të sportit.