Në ngjarjen e organizuar të kopshtit “Fidani”, 65 vjet shtëpi e lumtur, paraqitje të tij ka pasur edhe kryetari i Çairit, Visar Ganiu.

Ai ka thënë se gjëja me vlefshme e çdo prindi është të shikojë zhvillimin e shëndoshë të fëmijës së tij.

“Çdoherë kur me fëmijët tanë dorë për dore hapërojmë çdo mëngjes drejt kopshteve për fëmijë na kaplon një ndjenjë e thellë mirënjohje pasi pasurinë tonë më të madhe jetësore ardhmërinë e vatrës sonë familjare po e dërgojmë në folëenë e parë të edukimit. Këtë ndjenjë të fuqishme për 65 vite me radhë shumë gjenerata të prindërve ua ka falur kopshti Fidani” ka thën Ganiu në shënimin e 65 vjetorit të themelimit të kopshtit.

Ganiu ka thënë se muret e këtij kopshti dëshmojnë për dashurinë dhe energjinë e punonjësve të këtij kopshti për fëmijët dhe edukimin e tyre.