Ganiu promovoi hapësirat e reja në spitalin “Nënë Tereza’ (Foto)

Në Spitalin e Specializuar për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza”- Shkup në Çair u përurua sot rikonstruimi i hapësirës për higjienë si dhe vendosja e aparaturës së re në këtë repart, si pjesë e programit të ndihmës për sistemin e kujdesit shëndetësor nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Marketing

Kjo hapësirë nga ana e TIKA-s u pajis edhe me pesë lavatriçe si dhe makina për tharje dhe aparatura tjera të reja.

Ishte kënaqësi të përurojmë këtë hapësirë të re së bashku me drejtorin e spitalit z. Bashkim Ismaili dhe koordinatorin e TIKA-s për Maqedoni z. Aytekin Ayden, investim ky që do të sjellë më shumë siguri për gratë shtatzëna dhe foshnjat e sapolindura të komunës sonë dhe do të jetë në funksion të përmirësimit të cilësisë dhe kualitetit të shërbimeve që i ofron ky spital.

Marketing