Ganiu realizon edhe një premtim të banorëve të Çairit

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka realizuar edhe një premtim të dhënë para banorëve të Çairit. Ai ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Hristijan Todorovski Karposh”.
‘Kërkesat e qytetarëve janë prioritet për ne’, ka thënë Ganiu.

Marketing

“Asfaltim i tërësishëm i krahut të rrugës “Hristijan Todorovski Karposh”

Pas përfundimit të rregullimit të infrastrukturës nëntokësore, rekonstruimit të ujësjellësit dhe kanalizimit të ujërave të zeza ka përfunduar edhe rekonstruimi i tërësishëm me asfaltim i krahut në rr. “Hristijan Todorovski Karposh”, i cili përfshinë gjithsej rreth 2738 m2 me gjatësi prej 456.21 m .

Përveç se ky projekt paraqet nevojë të qytetarëve njëherit ishte edhe premtim i mbajtur i yni, sepse çdo kërkesë dhe nevojë qytetare për ne përkthehet në agjendë dhe prioritet.”, ka shkruar Ganiu në facebook.

Marketing