Ganiu: Stadiumi i FC Shkupit çdo ditë e më shumë po merr pamjen moderne (FOTO)

Ekipet e komunës Çair për momentin janë duke punuar në rregullimin dhe shtruarjen e dy korsive, njërës me bekaton dhe tjetrës me beton, të stadiumit të FC Shkupit, deklaroi Kryetari i Komunës Çair Visar Ganiu!

Marketing

Korsitë do jenë me gjatësi prej 103 metrash. Ndërkohë, në këtë stadium punët ndërtimore janë duke u zhvilluar edhe në drejtim të kompletimit të objektit administrativ dhe zhveshtores, tribunës dhe rregullimit të barit dhe sistemit të ujitjes.

Po punojmë me intensitetin më të lartë që gjatë kampionatit të ri, ekipi i zemrës sonë FC Shkupi t’i fillojë ndeshjet në shtëpinë e vet.

Marketing