Ganiu uron nxënësit për vitin e ri shkollorë

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot në ditën e parë e cila shënon edhe fillimin e vitit të ri shkollorë, me sipermarësin, Fatmir Etemi dhe deputeten dhe ish drejtoreshën e shkollës, znj.Merita Koxhaxhiku vizituan nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore “Imri Elezi”, për të cilët dhuruan çanta dhe paisje shkollore në shenjë inkurajimi dhe mbështetje, përderisa paisje mbrojtëse si dezinficient dhe maska për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Marketing

Ganiu uron gjithë nxënësit për vitin e ri shkollorë, duke iu uruar shëndet, mbarësi dhe sa më shumë dije e njohuri të fituara.