Ganiu: Vazhdimisht dezinfektojmë rrugët dhe rrugicat në territorin e komunës tonë

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka informuar se autoritet kanë vazhduar aktivitetet për dezinfektimin e rrugëve si masë mbrojtëse nga koronavirusi.

Marketing

Po dezinfektohen vazhdimisht rrugët dhe rrugicat në territorin e komunës tonë

Edhe sot ka vazhduar dezinfektimi i rrugëve dhe rrugicave në Çair, me çka po dëshmojmë se autoritetet po e bëjnë punën e tyre, andaj u ngelet juve të nderuar qytetarë të bëni pjesën tuaj duke qenë maksimalisht të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në këtë kohë të kësaj gjendje të jashtëzakonshme!

Pamje nga dezinfektimi i rrugëve:
Saraevska, Ordan Copella, 168, 393, 378, Zef Lush Marku, Brigada e 7-të Shqiptare, Jajce, 157, Çelopek, Çairska, Bajram Shabani, Mendeleeva, Avram Pisevski, Petre Georgiev, Arhimedova, Stojna Stefkova.