Ganiu: Vazhdojmë me investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu vazhdon në mënyrë intensive me realizimin e projekteve të parapara. Ashtu siç edhe paralajmëroi ditë më parë sot ka vazhduar asfaltimi i rrugëve në lagjen Saat Kullë në komunën e Çairit.

Marketing

“Asfaltohen 2500m2 rrugë, në lagjen Saat Kullë
Ashtu siç edhe paralajmëruam dje, sot ka përfunduar edhe asfaltimi i gjithsej 2500m2 në rrugën “Çairska” të lagjes Saat Kullë. Ecim tutje, ne nuk ndalemi këtu, puna është mënyra se si flasim ne”, ka shkruar Ganiu në facebook.

Ai gjithashtu njofton se në këtë lagje, konkretisht në rrugën ‘397’ ka filluar edhe vendosja e bekatonëve.

“Po vijon procesi i bekatonizimit të rrugëve, sot filluan punimet për shtruarjen me bekaton të rrugës “397”, në lagjen Saat Kullë. Ne nuk ndalemi këtu, investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore vazhdojnë edhe më tutje, në çdo rrugë, çdo lagje të Komunës tonë!”, njofton kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.

Marketing