Ganiu: Vazhdojmë me plotësimin e kushteve për standard më të mirë jetësorë

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu vazhdon aktivitetet për përmirësimin e infrastrukturës. Ai përmes një postimi informon për vendosjen e pajisjeve urbane në lagjen ‘Xhon Kenedi’.

Marketing

“Vazhdojmë me plotësimin e kushteve për standard më të mirë jetësorë.Janë vendosur pajise urbane gjegjësisht ulëse para ndërtesave të banimit në rrugën “Xhon Kenedi” nr.11, si vazhdimësi e investimit pas asfaltimit dhe vendosjes së këndit të lojërave pikërisht në këtë lagje të Çairit.” – thotë Ganiu.

Marketing