Ganiu: Vazhdojnë aktivitetet për kompletimin e punimeve në bulevardin “Brigada e Dytë Maqedonase”

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ka njoftuar se punimet në bulevardin “Brigada e Dytë Maqedonase” vazhdojnë edhe më tej.

Marketing

Pas asfaltimit të trotuarit janë vendosur edhe shtylla që do të mundësojnë qarkullimin e lirshëm të qytetarëve si dhe janë rregulluar edhe hapësirat përreth drunjtëve të mbjellur në këtë bulevard.

“Pas asfaltimit të trotuarit në bulevardin “Brigada e Dytë Maqedonase”, vijuan punimet për rregullimin e tij me vendosjen e shtyllave për të pamundësuar parkimin e veturave aty ku lirshëm duhet të qarkullojnë qytetarët dhe u ndërmorrën masa për rregullimin e hapësirës përreth drunjve të mbjellur.” – shprehet Ganiu.

Marketing