Ganiu: Vazhdon angazhimi në përmirësimin e infrastrukturës së shkollave fillore

Në komunën e Çairit, vazhdon angazhimi  për përmirësimin e infrastrukturës së shkollave fillore, edhe kësaj rradhe në partneritet me donatorin Eftinija Impex, me të cilët është krijuar një raport bashkëpunimi të shkëlqyer – bën të ditur kryetari i komunës Visar Ganiu. Do të realizohet renovim i tërësishëm i hapësirave të Shkollës Fillore” Jashar Bej Shkupi” në Çair.🏢Sot, edhe për së afërmi inspektuam punimet të cilat po zhvillohen në këtë shkollë, të cilat përfshijnë renovimin e mureve, dyshemeve, nyjeve sanitare, plotësim me inventar, regullimin e sistemit të ngrohjes (në gjithësej 26 klasa ) dhe në fund dhe
rregullimin e fasadës (pjesës së jashtme të shkollës).
Ngelemi të përkushtuar në investimin në arsim, si investimi më i mirë i cili mund ti kthehet një shoqërie. Ku përtej krijimit të kushteve me standard, të angazhohemi edhe në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend.” – thotë Ganiu

Marketing

Vazhdon angazhimi ynë për përmirësimin e infrastrukturës së shkollave fillore, edhe kësaj rradhe në partneritet me…

Publiée par Visar Ganiu – Faqja zyrtare sur Mercredi 17 juin 2020