Ganiu: Vazhdon investimi në infrastrukturën rrugore në çdo lagje të Çairit

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu vazhdon me realizimin e kërkesave të qytetarëve. Ai përmes imazheve të publikuara në rrjetin social facebook njofton për asfaltimin e shumë rrugëve, kësaj radhe në lagjen Duqanxhik të komunës së Çairit.

Marketing

“Vazhdon investimi në infrastrukturën rrugore në çdo lagje të Çairit. Po punojmë me tempo të jashtëzakonshme sepse qëllimi ynë është plotësimi i të gjitha kërkesave të qytetarëve dhe gjithë asaj që e kemi premtuar përmes “KONTRATËS” tonë me banorët e Çairit.

Në vazhdim ju sjellim pamjet e reja të asfaltimit me 4500 m2 në lagjen Dyqanxhik, rrugët “Prohor Pçinski”, “Drvarska” dhe “Albert Staniç””, ka shkruar kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu.

Marketing