Ganiu viziton shtëpinë e lindjes të Presidentit Wudro Wilson

Në ditën e dytë te qëndrimit në qytetin Staunton, bashkë me pjesëtarët e delegacionit vizituam Qendrën Memoriale të Presidentit Wudro Wilson, ku u mirëpritëm nga drejtuesit e Memorialit që na njoftuan me gjithë trashegiminë materiale e arkivore te shtëpisë së Wilsonëve, duke filluar nga faza e hershme e fëmijerisë e deri te dokumentacioni dhe mjetet e punës dhe te transportit të tij.

Marketing

Shtëpia ku kishte lindur Wudro Wilson ka qenë pronë e kishës lokale, por ajo i është dhënë në shfrytëzim babait te tij bashkë me familjen, i cili ka qenë pastor i kësaj kishë. Wudro Wilsoni pas lindjes në këtë shtëpi ka qëndruar vetem 16 muaj per shkak të transferimit të babait në një dioqezë tjetër. Por ai më vonë ishte kthyer herë pas herë madje edhe pasi ishte bërë president, kishte flejtur një natë aty.

Nga kustosët e muzeut u informova për shumë detaje nga jeta e Wudro Wilsonit. Keshtu, bie fjala, Wudro Wilsoni kishte një emër tjetër të femijërisë. Ai quhej Tomas, por të gjithë e thërrisnin Tomi dhe gezonte perkedhelinë e gjithë familjes. Nga trashëgimia arkivore e Presidentit Wilson u prezantuan një mori dokumentesh qe dëshmonin angazhimin e tij të vazhdueshëm në kultivimin e barazisë në mes të popujve. Në ato dokumente ishte edhe korrespodenca të tij me personalitete të ndryshme. Presidenti Wilson ne shumicën e atyre dokumenteve rezultonte të ishte figura kyçe e Konferencës së Paqes ne Paris, më 1919, kurse angazhimi i tij ne favor te të drejtavë te popujve të vegjël u kurorezua me Çmimin e Nobelit për Paqe.

Qendra memoriale e Presidentit Wilson, që perfshinte shtëpinë e lindjes, muzeun dhe librarinë, kishte interesim të madh për tu vizituar, sidomos nga nxënësit dhe studentët.
Rëndësia e këtyre vizitave qëndron në faktin se ato ofrojnë një informacion të dorës së parë për jetën dhe veprën e Presidentit Wudro Wilson. Shumë kuriozitete që vizitori i mëson nga këto vizita, paraqesin edhe raste të mira për t’u studiuar nga ata që duan te thellohen pak më tepër në personalitetin e Presidentit Wilson. E veçanta e kësaj Qendre është se ajo ruan te freskëta të gjitha gjërat personale te Presidentit Wilson, që nga djepi i fëmijërisë e deri te makina zyrtare e tij, e cila edhe sot është në gjendje të rregullt.

Mbeta tepër i kenaqur nga kjo vizitë dhe faleminderova mikëpritësit për ngrohtësinë dhe korrektësinë e treguar gjatë prezantimit të trashëgimisë së pasur nga jeta dhe vepra e Presidentit Wudro Wilson.” – thotë Ganiu

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2365215923807062&id=1849034522091874

Marketing