Ganiu:Çairit i shtohet një objekt i ri modern për fëmijë

Kryetari i Komunës së Çairit,Visar Ganiu ka dhënë llogaridhënie për punën 2017-2019. “Po fillojmë me një objekt të ri që Brenda 2-3 javëve do të fillon rrënimi I atij objektit ekzistues dhe më pas gutthemeli për ndërtimin e objektit të ri I kopshtit për fëmijë “Fidani”te objekti “Lule”, objekt ky I ri I cili do të ndërtohet me standarde të larta dhe shumë cilësore , duke përfshi sipërfaqe prej 3150 metër katrorë .Ndodhet në rrugën” Kemal Sejfulla “, dhe kuptohet kapaciteti I tanishëm që është vetëm 50-60 nxënës , objekti I ri do të mund ti pranojë 350 fëmijë, dhe do të ketë 24 vende të reja për parkim .Përvec kësaj , do të rritet edhe numri I puntorëve në këtë kopsht, kështu që janë paraparë 27 vende të reja pune.Vlera e objektit do të kapë shifrën prej 176 milion denarë.Publikisht e falenderoj gjith sektorin e urbanizmit , si dhe shërbimet që kanë dhënë mund për realizimin e këtij projekti , në vecanti falenderoj zëvendës kryeminsitrat Duraki dhe Osmani si dhe kabinetin qeveritarë që kanë ndihmuar në këtë drejtim-tha Ganiu.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti.

Marketing

Marketing