Ganiu:Mësuesit, kampionë të një misioni të madh dhe fisnik, që nënkupton emancipimin e shoqërisë!

Me rastin e 7 Marsit- ditës së mësuesit, tradicionalisht Komuna e Çairit dhe Kryetari Visar Ganiu organizojnë eventin për të nderuar dhe respektuar veteranët e arsimit, si dhe mësimdhënësit e dalluar të shkollave që kanë treguar rezultate të suksesshme gjatë vitit në proçesin edukativo -arsimor. Njëherit Ganiu nderoi falenderoi edhe drejtorët e shkollave të pensionuar të cilët me vite punuan dhe kontribuan në menaxhimin e suksesshëm të shkollave, si dhe drejtoreshën e Kopshtit Fidani, e cila përfundoi madatin e saj me sukses.
Me këtë rast Ganiu, para të pranishmive tha: Të dashur arsimtarë, drejtor shkollash, të gjithë ju punonjës të arsimit, Sot qëndroj fizikisht përballë jush , në cilësinë e kryetarit të komunës, por në të vërtetë përtej asaj unë sot qëndroj i përulur para veprës tuaj të madhe. Ju jeni kampionët e një misioni të madh dhe fisnik, ai i edukimit dhe arsimimit të plot brezave që në fakt nënkupton edhe emancipimin shoqërisë. Ju meritoni, përtej vëmendjes edhe respekt e mirënjohje, sepse vite me radhë po bëni një punë të palodhshme, plot përgjegjësi e elan, që fëmijët tanë të jenë të ditur, të arsimuar dhe edukuar mirë. Sepse mbi të gjitha investimi në arsim, investimi në faktorin njeri është investimi më i mirë që i kthehet një kombi. Arsyeja pse jemi mbledhur sot këtu është që për nderë të 7,Marsit -Ditës tuaj dhe festës tonë kombëtare, të ju shprehim mirënjohje të pafund dhe konsideratën më të madhe për të gjithë ju. Sepse ju jeni shtylla e kombit dhe angazhimi juaj është udhërrëfyesi i shumë gjeneratave për të ardhmen. Duke mos dashur të zgjas fjalën time më shumë, po sot të festojmë më tepër. Ju uroj festën, 7 Marsin-ditën e mësuesit. Duke ju uruar plot shëndet, shumë suksese dhe rezultate pa fundë. Uroj gjithashtu që në të ardhmen, përkushtimi jonë i përbashkët të vijoj tutje, në ngritjen e cilësisë së arsimit edhe më tepër.
Urime dhe Suksese!-tha Ganiu .

Marketing