Gara mes Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës

Rami Mislimi

Marketing

Në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen, gara në bllokun politik shqiptarë do të jetë mes Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës.
Sela asnjëherë nuk do të jetë fitues i Ali Ahmetit nëse nuk bashkëpunon me seriozitet me BESË-n e Kasamit, nëse Sela do të bashkëpunojë me Alternativën e Gashit humb të drejtën të jetë kritikues i qeverisë dhe dështimit të Zaevit bashkë me partitë shqiptare.

Alternativa e Gashit tregoi qartë se i intereson vetëm pushteti edhe atë aty ku ka interes Abia për të shtypur ndonjë libër kështu që një bashkëpunim i Selës me Gashin e pret fati i zi edhe në këto zgjedhje.
Një bashkëpunim me Kasamin do ta ketë sërish vështirë të jetë fitues pasi kurbani nuk trashet ditën e arifes, megjithatë krijohet një klimë pozitive për një garë më të ashpër.

Në këto zgjedhje që vin do të ishte mirë dhe ndershëm që disa parti të shuhen më nga skena politike dhe shqiptarët të kenë më pak parti politike pasi dy sdo kenë asnjëherë.

Populli shqiptarë sërish do të vlerësojë dhe do të votojë më të mirin si gjithnjë që ka votuar, pasi populli kurrë nuk gabon.

Marketing