Gardianët kundër dorëheqjes së drejtorit të burgut të Shutkës Gjoko Kotevski

Pas pranimit të kërkesës për dorëheqje nga posti drejtor i burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski i dalin në krah gardianët e burgut. Ata nuk janë të të njëjtit mendim me kryeministrin Zaev që Kotevski të japë dorëheqje. Për këtë, mbi 80 të punësuar në këtë institucion kanë nënshkruar një peticion përmes të cilit kërkojnë që drejtori të vazhdojë funksionin e tij.

Marketing

Të punësuarit përmes një deklarate me shkrim iu drejtuan TV21 duke thënë se drejtori Gjoko Kotevski është një person që ka punuar shumë për përmirësimin e kushteve të këtij burgu.
“Gjatë kohës së drejtorit Gjoko, janë bërë shumë projekte si për të punësuarit ashtu edhe për të burgosurit.

30 qeli në paraburgim janë rinovuar plotësisht nga mjetet vetanake, në fazë të renovimit janë korridoret në paraburgim, në njësitin gjysmë të hapur dhe në atë të hapur rinovohen 3 banjo plotësisht, është bërë parking i ri prej 600 m2 për të punësuarit, janë vendosur ulëse në rrugën para burgut”. Grupi i Gardianëve në Burgun e Shutkës.

Kryeministri Zaev para dy ditëve kërkoi dorëheqjen e Kotevskit.

Dikush nuk e ka kryer punën e tij, andaj pres që deri të hënën, drejtori i burgut në Shkup ta dorëzojë dorëheqjen e tij deri te Qeveria sepse Qeveria e ka zgjedhur për atë pozitë” Zoran Zaev Kryeministër i Vendit 22/02/2019
Tv21 kërkoi përgjigje edhe nga Qeveria e Maqedonisë se kush do ta ushtrojë detyrën e drejtorit të Burgut të Shutkës. Nga atje thanë se procedurat do të shqyrtohen në seancën e nesërme.

“Në seancën e parë të qeverisë e cila është e caktuar për nesër do të shqyrtohet dorëheqja e drejtorit të Burgut të Shutkës duke marrë parasysh se jemi në periudhë parazgjedhore për emërim eventual për drejtor të ri”. Qeveria e Maqedonisë
Deri tek dorëheqja e drejtorit të Burgut të Shutkës erdhi pas incidentit në paraburgim të Mile Janakievskit dhe Spiro Ristovskit me të burgosurit të Lagjes së Trimave.

Pas incidenit drejtori i Burgut Gjoko Kotevski tha se incidentin e kanë inicuar dy të paraburgosurit Mile Janakievskit dhe Spiro Ristovskit duke provokuar të burgosurit e Lagjes së Trimave.