Gareth Bale drejt transferimit tek Juventus

Duket se e ardhmja e sulmuesit uellsian Gareth Bale është vendosur. 29-vjeçari do të luajë me Bayern Mynih sezonin e ardhshëm.

Marketing

Sulmuesi do të transferohet te kampionët e Gjermanisë në formë huazimi nga Real Madrid, për një vit.

Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “The Sun”, sipas së cilës, Bayern dhe Real kërkojnë të përsëritin marrëveshjen që aplikuan dy vite më parë me James Rodriguez. Gjithsesi, këtë herë, huazimi nuk do të jetë për dy vite, por një.

Bale nuk bën pjesë në planet e Real Madrid dhe do të largohet në merkaten e verës edhe pse ka një kontratë që e lidh me ekipin “merengues” deri në vitin 2022. Duket se Bayern ka nevojë për përvojën e uellsianit, që do të zëvendësojë të larguarit Ribey dhe Robben në sulm.

Sipas “The Sun”, skuadra bavareze do të paguajë edhe rrogën e tij prej 350 mijë stërlinash në javë. Gjithsesi, Bayern ka vendosur disa kushte bazë për sa i përket pagës, që kanë të bëjnë me praninë e uellsianit në fushë dhe golat që ai do të realizojë me fanellën bavareze.